Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nekrologjia e Ennio Morricone, që shkroi vetë para se të vdiste!

Nekrologjia e Ennio Morricone, që shkroi vetë para se të vdiste!

Ditën e sotme u nda nga jeta në moshën 91-vjeçare kompozitori i madh italian, Ennio Morricone. Para se të vdiste, kompozitori shkroi vetë nekrologjinë, që u botua sot në të gjitha gazetat italiane dhe botërore.

Nekrologjia e Ennio Morricone, që shkroi vetë para se të vdiste!

"Lamtumira më e dhimbshme!”, kështu shkruan kompozitori, informon dritare.net

Në nekrologjinë me titullin "ENNIO MORRICONE, ka vdekur", maestro, fitues i çmimit Oscar kujton me dashuri regjisorin, Giuseppe Tornatore dhe miq të tjerë, u dhunon një përqafim nga larg fëmijëve dhe nipërve të tij: "Shpresoj që ata ta kuptojnë sa shumë i desha". Dhe shpjegon pse dha urdhër që funerali të bëhet privatisht: "Vetëm për një arsye: Unë nuk dua t'ju shqetësoj."

Nekrologjia e Ennio Morricone, që shkroi vetë para se të vdiste!

Ky është teksti i nekrologjisë shkruar nga vetë Morricone:

“Unë, Ennio Morrikone, kam vdekur. Kështu po ua njoftoj të gjithë miqve që kanë qenë gjithmonë pranë meje dhe atyre që janë pak larg, të cilët i përshëndes me shumë dashuri. E pamundur t’i përmend të gjithë. Por një kujtim i veçantë është për Peppuccio dhe Roberta, miq vëllazërorë, shumë të pranishëm në vitet e fundit të jetës sime. Ekziston vetëm një arsye që më shtyn t'i përshëndes kështu të gjithë dhe pse dua një funeral privat: Unë nuk dua t'ju shqetësoj. Përshëndes ngrohtësisht Inesën, Laurën, Sarën, Enzon dhe Norbertin, që kanë ndarë një pjesë të madhe të jetës me mua dhe familjen time. Dua të kujtoj me dashuri motrat e mia, Adriana, Maria, Franca dhe të dashurit e tyre dhe t'u tregoj se i dua shumë. Një përshëndetje e madhe dhe e thellë për fëmijët e mi, Marco, Alessandra, Andrea, Giovanni, nusen time Monica dhe nipërit e mbesat, Francesca, Valentina, Francesco dhe Luca. Shpresoj që ata ta kuptojnë sa shumë i doja. E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, Maria. Për ty po ripërtërij dashurinë e jashtëzakonshme që na ka mbajtur bashkë dhe më vjen keq që po të braktis. Lamtumira më e dhimbshme është për ty, Maria!"/K.C/dritare.net

Nekrologjia e Ennio Morricone, që shkroi vetë para se të vdiste!