Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Në shtëpinë e gjyshërve, pres turistë nga e gjithë bota! Flet i riu nga Tropoja

Në shtëpinë e gjyshërve, pres turistë nga e gjithë

Ermal Nikoçi, i riu nga Tropoja, i cili administron agroturizmin “Kodra e Gështenjave” foli për Dritare TV, duke treguar se ai ka lindur në Tiranë dhe ka jetuar disa vite jashtë vendit, por sërish vendosi të investonte në vendlindjen e tij.

“Gjatë sezonit të dimrit ka më pak turistë se në sezonin e verës, pasi në verë vijnë turistë të huaj. Ndërsa në dimër pjesa më e madhe e turistëve janë shqiptarë. Në katër stinët turizmi shqiptar është shumë i kompletuar. Gjatë dimrit promovimin e bëjmë dhe vet por edhe në televizione, instagram etj. Gjatë dimrit është një përzierje e natyrës dhe gastronomisë, shëtitje në natyrë, ski, ecje në borë, ka plot gjëra që mund të bësh gjatë dimrit.

Unë kam lindur në Tiranë, kam jetuar jashtë dhe tani jam rikthyer në biznesin tim. Ne, këtë punë e nisëm pa e ditur se çfarë ishte agroturizmi, vendosëm të rregullonim shtëpinë tonë të vjetër dhe menduam pse mos ta ndajmë dhe për turistët.

Momentalisht në biznes punoj vetëm me vëllain, sepse familjen e kam në Tiranë.

Mangësi ka pasur dhe vazhdon të ketë, por që këto mendoj vijnë për arsye që njerëzit nuk kanë besim në të tilla biznese afatgjata, ose besueshmëri në paga, por ne ofrojmë shumë kushte dhe paga. Turistët në Tropojë dhe tek ne kanë qenë nga e gjithë bota, duke filluar që nga Australia, Amerika që janë shumë larg.

Ka atmosferë dhe pozitivitet pjesa e shqiptarëve në turizëm. Pretendojmë të ofrojmë një shërbim krahasuar me Zvicrën, Francën, Italinë. Ajri pastër, natyra magjepsëse, një gastronomi që rrallë mund ta provojnë njerëzit për shkak se janë produktet e zonës dhe 100 % natyrale. Llojet e ushqimeve, kemi bimë medicinale, kemi mjaltë, cilësinë e mishit”,u shpreh Nikoçi./M.T/dritare.net