
Në makinë dhe me muzikë të veçantë në sfond, Rama video live nga rruga Delvinë-Kardhiq
E Hënë 10 Gusht 2020, 15:03
Dritare.net
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka inspektuar sot punimet në rrugën Delvinë Kardhiq. Rama ka postuar në Facebook një video ndërsa udhëton me makinë në këtë rrugë, dhe në sfond ka muzikën e Michael Jackson, "Beat it"
"Nëpër kantierin e Delvinë-Kardhiqit, ku punohet pa pushim në një terren tejet të vështirë, por ku do t'u ofrohet nesër udhëtarëve një rrugëtim përmes një panorame mahnitëse.", shkruan Rama në Facebook./K.C/dritare.net

















