Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Në Lin të Pogradecit, fshatin magjepsës nga jashtë, e me shumë halle nga brenda

Në Lin të Pogradecit, fshatin magjepsës nga jashtë, e me

Nga Osman Stafa

Pasi kalon Qaf-Thanen, peisazhi i pare qe te shfaqet perpara eshte fshati i bukur i Linit. Aq magjepses eshte sa te fton edhe pa dashur per nje vizite te shkurter. Kete bera edhe une sot se bashku me dy koleget gazetare Mariglen Kume dhe Xhevahir Qardaku, teksa ishim duke shkuar per te Pogradec.

Ky fshat i vogel mbahet me se shumti me peshkim, por jo veten, dallohet edhe per prodhimin e verave. Merret me bujqesi, me prodhimin e produkteve te ndryshime, dhe kerkojne t'i shesin veres qe te hane ne dimer. Mbledhin frutat e bejne me to konserva e recelra te ndryshem. Njerez punetore, te thjeshte.

Në Lin të Pogradecit, fshatin magjepsës nga jashtë, e me

Fshati ka edhe nje xhami edhe nje kishe, edhe pse shume i vogel. Jetojne ne harmoni e paqe me njeri-tjetrin, myslimane e ortodokse. Japin e marrin nuse tek njeri-tjetri, festojne se bashku gezimet, e po ashtu jane se bashku edhe ne hidherime.

Në Lin të Pogradecit, fshatin magjepsës nga jashtë, e me

Sapo hyra ne fshat, me terhoqi vemendjen detaji se cdo shtepi kishte nxjerre tek porta, produkte te ndryshme per t'i shitur. Por ky vit eshte mjaft i dobet dhe kjo si pasoje e Covidit. Turistet qe ata kane pritur e percjelle cdo vit, kete vit nuk jane dukur, e kjo ka bere qe cdo produkt qe kishin pergatitur nuk u eshte shitur. Edhe pse cmimet jane shume te lira, perseri askush nuk shkon per te blere.

Në Lin të Pogradecit, fshatin magjepsës nga jashtë, e me

Nje detaj tjeter qe me beri pershtypje, ishte se ne fshat kishte te moshuar, qe rrinin ne pikat ku shisnin, por jo te rinj, kishte vec femije.
"I rrisim, e ia cojme botes. Ikin te vegjel, femije, e na vin burra", keshtu me thote nje nene, e cila ka djalin 5 vite pa e pare. Kishte frike se s'do e shihnte me, shendeti po e linte.

Në Lin të Pogradecit, fshatin magjepsës nga jashtë, e me

"Vetem ne Austri kane shkuar prej fshati 38 djem. I kam numeruar, me emer e mbiemer. Ka edhe te tjere ne Greqi e Gjermani. Ikin atje se ketu s'kane asnje mundesi te punojne e te ndertojne jeten e tyre", - me thote nje burre rreth te 50-tave.

Në Lin të Pogradecit, fshatin magjepsës nga jashtë, e me

"Edhe martesat kemi filluar t'i bejme me fotografi. C'te bejme! I dergojme djalit foton e nje vajze qe e mendojme, edhe vajzes ia tregojme djalin, nese pelqehen, lidhet miqesia, shpallet fejesa", me tregon nje tjeter pasi e pyes sesi organizohen keto ceremoni.

Në Lin të Pogradecit, fshatin magjepsës nga jashtë, e me

"Jemi nen uje e uje s'kemi", me thane shumica e banoreve. Ajo cfare vuajne me shume banoret e ketij fshati lidhet me ujin per vaditje. Pompat jane prishur dhe askush nga Bashkia e Pogradecit nuk i rregullon, qe te pakten t'i lehtesoje ne hallin e tyre. Kjo ishte kryefjala e fshatit. Mungesa e ujit. Po i linin arat te pambjella, vetem per kete arsye.

Në Lin të Pogradecit, fshatin magjepsës nga jashtë, e me

Atyre qe u bie rruga nga Lini, hyni ne fshat, nese ju duhet blini dicka. I keni gjera bio dhe shume te lira. Keshtu do ndihmojme qe mundi i disa njerezve te mire, te moshuar, qe punojne pa dallim moshe e ndershmerit te mos shkoje dem./ Dritare.net