Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Në Durrës  nisin festat/Procedohen 7 balerina dhe dy pronarë lokalesh!

Në Durrës  nisin festat/Procedohen 7 balerina dhe dy pronarë

Për shkak të pandemisë, festat në ambientet e mbyllura janë të ndaluara. Megjithatë, rregullat nuk zbatohen nga të gjithë. Në Durrës policia ka proceduar dy pronarë lokalesh nate dhe 7 balerina, pasi organizonin festa me muzikë live në kundërshtim me rregullat.

"Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Policisë dy administratorët e subjekteve dhe 7 balerina. Në përfundim të veprimeve të para u proceduan në gjendje të lirë shtetasit: B. K., 27 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua se në subjektin “Muzikë live”, në administrim të tij, në lagjen nr.13, Durrës, kishte organizim me muzikë në ambient të mbyllur. D. P., 60 vjeçe, banuese në Durrës, pasi shërbimet e Policisë kanë konstatuar se në subjektin “Muzikë live” në pronësi të saj, në Shkallnur, kishte organizim me muzikë në ambient të mbyllur", thuhet në njoftimin e policisë./L.F-dritare.net