Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Në debatin e fundit presidencial, fituesi nuk është as Trump dhe as Biden!

Në debatin e fundit presidencial, fituesi nuk është as Trump dhe

Presidenti i SHBA Donald Trump dhe kundërshtari i tij Joe Biden, u përplasën në debatin e fundit televiziv, për pandeminë, korrupsionin, klimën dhe racizmin. Debati prej 90-minutash, ndonëse u zhvillua me tone të ashpra, ishte ndryshe nga debati i parë.

Kandidatëve iu mbyllën mikrofonat, gjatë kohës kur njëri prej tyre kishte fjalën.

Të dy kandidatët ishin më të përmbajtur. Ata e lejuan njëri-tjetrin të flisnin dhe përdorën tone të respektueshme. Edhe kur sulmuan, e bënë këtë në një mënyrë të qetë, pa ofendime.

Në lidhje me pandeminë, Biden tha se nuk mund të përjashtonte mundësinë për t'u rimbyllur, ndërsa Trump këmbënguli se ishte koha për të rihapur SHBA-në, informon dritare.net.

Trump, deklaroi se virusi "po zhduket" dhe se një vaksinë do të jetë gati deri në fund të vitit, ndërsa Biden paralajmëroi se kombi po shkonte drejt "një dimri të errët".

Biden tha se Trump ishte një nga presidentët më racistë që Amerika ka pasur në historinë moderne.

Në argumentin e tyre përfundimtar për votuesit, ata ofruan vizione krejtësisht të ndryshme për kombin për gjithçka. Që nga mbyllja e vendit për të luftuar virusin, deri në mbylljen e industrisë së karburanteve fosile për t'u përballur me ndryshimin e klimës, informon dritare.net.

Në debatin e fundit presidencial, fituesi nuk është as Trump dhe

Nëse pyesni internetin se kush fitoi, përgjigjja është moderatorja Kristen Welker, gruaja e parë me ngjyrë që moderoi një debat presidencial vetëm, që nga viti 1992. Ajo kërkoi rregull dhe qetësi, dhe kryesisht e mori atë. "Unë jam xheloz", përfundoi Chris Wallace, moderatori i debatit të parë presidencial./L.F-dritare.net

Në debatin e fundit presidencial, fituesi nuk është as Trump dhe