
Ahmetaj ankimon në GJK kontrollin e banesës së bashkëjetueses!
E Martë 19 Shtator 2023, 10:10
Dritare.net

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj i cili ndodhet në arrati pas urdhër-arrestit nga SPAK, ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese kontrollin e banesës së bashkëjetueses.
Ahmetaj ka kërkuar shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Lartë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në Apel. Në animimin e Ahmetajt, theksohet se kontrollet në banesë janë të papajtueshme me ligjin dhe antikushtetuese, pasi nuk ka pasur autorizimin nga Kuvendi.
Kjo pasi në njërën nga banesat jetonte edhe vetë Ahmetaj që gëzonte mandatin e deputetit.
Sakaq në kërkesën e ankimimit, avokatët e Ahmetajt kanë renditur katër pikat pse kontrolli i banesave është i paligjshëm./M.K-dritare.net

















