
Ndryshime në qeveri/ Rama firmos emërimet e 3 zëvendësministrave të rinj!
E Mërkurë 13 Tetor 2021, 19:07
Dritare.net

Qeveria e re ka pësuar ndryshime në radhët e zëvendësministrave. Është mësuar se në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave janë emëruar tre emra të rinj në digastere të ndryshme të ministrive.

Denada Seferi emërohet zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Enio Civici emërohet zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ndërsa Vilma Bello emërohet zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit./M.M-dritare.net

















