
Ndryshime në e-Albania/ Rama: Mos merrni rrugën për dokumente, deklaroni vendbanimin nga celulari!
E Enjte 14 Janar 2021, 08:08
Dritare.net
Përmes një statusi në “Facebook”, kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur ndryshimet që janë bërë në “e-Albania”. Tani adresa aktuale e vendbanimit, ose deklarata e adresës së re mund të bëhet vetëm në tre minuta, në celular ose në kompjuter. ”Mirëmëngjes! Dhe me një tjetër lehtësim nga e-Albania, ku ju mund të korrigjoni adresën aktuale të vendbanimit tuaj ose deklaroni adresën e re vetëm në 3 minuta duke përdorur celularin apo kompjuterin pa marrë më rrugën për dokumente, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar kryeministri./M.M-dritare.net

















