Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ndihmo të redaktojmë Wikipedian në gjuhën shqipe!

Ndihmo të redaktojmë Wikipedian në gjuhën shqipe!

*Thirrje për të marrë pjesë në fushatën “Unë redaktoj Wikipedia-n, 2022, e organizuar nga Grupi i Përdoruesve, Wikimedian-ët e Gjuhës Shqipe.

Nga dt. 17 janar deri më 11 shkurt, 2022, Wikimedian-ët e Gjuhës Shqipe zhvillojnë fushatën me temë “Unë redaktoj Wikipedia-n”.

Grupi i Wikimedian-ëve të Gjuhës Shqipe (WoALUG) është një organizatë e përbërë nga një grup përdoruesish që kanë interes të rritin cilësinë e sasinë e përmbajtjes dhe materialit multimedial në Wikipedia-n shqipe. Ky grup synon t’i realizojë këto nëpërmjet programeve edukative, punëtorive, redaktimeve e garave online/offline në nivel rajonal në territoret e Ballkanit, ku flitet gjuha shqipe.

Qëllimi i kësaj fushate është promovimi dhe zgjerimi i komunitetit tonë dhe të tregojë se çdo njeri mund të redaktojë dhe të bëhet uikipedian (Wikipedian). Me anë të saj, Wikimedian-ët e Gjuhës Shqipe dëshirojnë të ftojnë të gjithë nxënësit, studentët dhe njerëzit të apasionuar pas shkrimit e redaktimit për të marrë pjesë dhe për të kontribuar në “Unë redaktoj Wikipedia-n”. Përparësi kanë pjesëmarrësit që nuk kanë redaktuar artikuj më parë në Wikipedia. Ata do të mësojnë si të redaktojnë, si të kuptojnë, nëse artikulli është plagjiaturë, si të përdorin bazat e redaktimit vizual, si të citojnë, si të vendosin burimet e artikullit, etj.

Personat e interesuar mund të regjistrohen për të marrë pjesë në fushatë në këtë link:

https://outreachdashboard.wmflabs.org/courses/WoALUG/I_Edit_Wikipedia_-_janar_2022?enroll=dkfyqxtw

Sesionet trajnuese do të mbahen online në dt. 26 janar dhe 2 shkurt, 2022.

Për më shumë rreth fushatës:

• Unë redaktoj Wikipedia-n

https://sq.wikipedia.org/wiki/Wikipedia:Un%C3%AB_Redaktoj_Wikipedia-n_2022

• WoALUG në Facebook: https://www.facebook.com/SQWikimediansUG

• WoALUG në Instagram: https://www.instagram.com/SQWikimedians_UG/

• WoALUG në Twitter: https://twitter.com/SQWikimediansUG

/dritare.net