
Ndërsa shqyrtohet huaja për energjinë elektrike, ikin dritat në Komisionin e Ekonomisë!
E Martë 26 Tetor 2021, 11:11
Dritare.net
Në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë ku zhvillohen mbledhjet e komisioneve parlamentare u ndërpre papritur energjia elektrike. Në komisionin e Ekonomisë raportonte kreu i OSHEE Ardian Çela, ndërsa në Komisionin e Ligjeve zëvendës ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Ilir Bejtja, për disa minuta, u diskutua në errësirë.
Nuk kanë munguar as batutat e deputetëve që e kanë marrë me sportivitet situatën e krijuar. /L.F-dritare.net

















