Ndarja nga jeta e Nishanit/ Meta: Kontributi i tij për Shqipërinë do të kujtohet përherë me respekt
Dritare.net
Presidenti Ilir Meta ka reaguar për ndarjen nga jeta ditën e sotme të ish-presidentit Bujar Nishani.
Ai i ka shprehur ngushëllimet familjarëve dhe shkruan se Nishani do të kujtohet gjithmonë si një personalitet me vlera të rralla.
“Me trishtim dhe hidhërim të thellë mora lajmin e largimit nga jeta të Presidentit Bujar Nishani. Ngushëllimet më të ndjera për bashkëshorten Odeta, fëmijët Ersi dhe Fiona, dhe të afërmit për këtë humbje të madhe! Presidenti Nishani do të kujtohet gjithnjë si një personalitet me vlera të rralla të një udhëheqësi me integritet dhe vizion. Kontributi i tij për Shqipërinë dhe demokracinë do të kujtohet përherë me respekt. I paharruar kujtimi i President Nishanit! Të prehet në paqen e merituar”, shkruan Meta./M.K/dritare.net