Ndarja nga jeta e Nishanit, Gjiknuri: Personalitet që diti të përcjellë vlerat më të mira njerëzore
E Shtunë 28 Maj 2022, 16:04
Dritare.net
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta ditën e sotme të ish-presidentit Bujar Nishani.
Ai shpreh ngushëllimet e tij dhe e cilëson Nishanin si një personalitet që dinte të përcillte vlerat më të mira njerëzore pavarësisht bindjeve të tij politike.
"Një lajm i dhimbshëm ndarja nga jeta e Presidentit Bujar Nishani! Përtej bindjeve dhe pozicioneve të ndryshme politike, ai ishte një personalitet që diti të përcjellë gjithmonë vlerat më të mira njerëzore, qetësinë dhe maturinë! Gjej rastin tu shpreh familjarëve dhe miqve të tij ngushëllimet më të sinqerta!", shkruan Gjiknuri/M.K/dritare.net