Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vdiq nga Covid-19, kolegët e mjekut, Arjan Pushi: Ishte i kujdesshëm, humbje e madhe!

Vdiq nga Covid-19, kolegët e mjekut, Arjan Pushi: Ishte i kujdesshëm,

Ditën e sotme humbi jetën si pasojë e koronavirusit mjeku i njohur hematolog, Arjan Pushi.

Keqardhje për ndarjen nga jeta të mjekut dhe pedagogut kanë shprehur edhe kolegët e tij. Në një prononcim për News 24, mjeku Polikron Pulluqi shprehet se, humbja e Pushit ishte e madhe jo vetëm për familjen, por dhe kolegët.

“Kishim gati 40 vite njohje. Humbja e Arjanit është e madhe, jo vetëm për familjen, por dhe për Hematologjinë. Ai ishte një pedagog i vjetër, kishte vite për të dhënë nga vetja. U nda nga jeta për shkak të COVID. Ai ishte shumë i kujdesshëm. Qëndronte që në janar me maskë. I bëj thirrje opinionit që të mbrohen nga COVID-19, pasi është i padukshëm. Harrojeni edukatën, por mbani distancë. Jemi të frikësuar, por jemi mësuar. Unë do vijoj të shërbej në spital, edhe pse e di se një pjesë e pacientëve mund të jenë me COVID-19. Por kjo është puna ime. Askush se di se ku merret COVID.”, tha ai.

Edhe mjekja e Hematologjisë, Adela Perolla tha se humbja e tij ishte shokuese, e rëndë.

“Kam qenë specializantja e tij. Mik i mirë. Humbja e tij është shokuese. Për më tepër që i njohim jo vetëm si kolegë, por dhe familjen e tij. Është tmerrësisht e rëndë. Të thuash ngushëllime është e pakët, fjalët nuk zënë vend. Kemi humbur kolegun tonë, mikun tonë. Njeriun që kam 20 vite që punoj në shërbimin e Hematologjisë. COVID është i rrezikshëm, duhet të mbrojmë familjen. Unë jetoj vetëm, që prej 8 marsit.”,- u shpreh doktoreshë Adela./K.C/dritare.net