Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ndahet nga jeta Sulejman Bushati, babai i ish-ministrit të Jashtëm

Ndahet nga jeta Sulejman Bushati, babai i ish-ministrit të Jashtëm

Është ndarë nga jeta ditën e sotme, Sulejman Bushati, babai i ish-ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati.

Për ndarjen nga jeta të të atit ka reaguar edhe ish-ministri përmes një postimi në Facebook.

"Im Atë u shua sot në Boston, pas një beteje të vështirë me një sëmundje të rëndë. Nuk ka fjalë për të përshkruar dhimbjen e fëmijës për prindin kur shuhet drita udhëheqëse, dashuria e së cilës na ndriçon rrugën.

E ardhmja është një premtim, thoshte shpesh ai, dëshmi e shpirtit optimist e zemrës së madhe me të cilin jetoi jetën.

Prehu në paqe i shtrenjti ynë!", shkruan Bushati.

Ndahet nga jeta Sulejman Bushati, babai i ish-ministrit të Jashtëm

Sulejman Hamza Bushati ka qenë kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Popullor të rrethit të Shkodrës, në vitet 1970-1974. Më pas ai ka qenë sekretar i parë i komitetit të PPSH në Shkodër, Kukës e Lushnje, dhe ka punuar në drejtorinë e bujqësisë pranë komitetit qendror të PPSH deri në vitin 1991./K.C/dritare.net