
Ndahet nga jeta nëna e kryeministrit, Rama: Do të jesh me mua, e bukur dhe e fortë si askush!
E Shtunë 1 Gusht 2020, 09:09
Dritare.net
Dita e sotme ka nisur me një lajm të hidhur për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka bërë me dije se është ndarë nga jeta e ëma e tij, Aneta Rama.
“Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra e ku mbetëm gjithnjë fëmijë. E di që deri sa të shoh dot diellin e yjet do të jesh me mua, e bukur dhe e fortë si askush. Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne, se sa e pamundura që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mam”,-shkruan kryeministri Edi Rama.
Fotoja e fundit që publikoi Rama me të ëmën ishte për ditëlindjen e kryeministrit me 4 korrik, ku ai shkroi: Me gruan që më dha jetën❤️'/ Dritare.net

















