Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ndahet nga jeta në moshën 90-vjeçare, "Partizani i vogël Velo"

Ndahet nga jeta në moshën 90-vjeçare, "Partizani i

Ndahet nga jeta në moshën 90-vjeçare, Konstandin Ropi, ose siç e njohin të gjithë "Partizani i vogël Velo". Ropi do të varroset sot në qytetin e Korçës, në orën 14.00.

Ndahet nga jeta në moshën 90-vjeçare, "Partizani i

Konstandin Ropi lindi në Leshnicë, Vithkuq në vitin 1930. Ropi mbeti jetim që në moshë të vogël, pasi iu vranë prindërit dhe doli në mal partizan në moshën 12-vjeçare. Është personazhi real i filmit të Kinostudios “Shqipëria e Re” që u kthye në heroin e filmit “Partizani i vogël Velo”.

Ndahet nga jeta në moshën 90-vjeçare, "Partizani i

Pas çlirimit ndoqi një shkollë për kontabilitet në vitet 1947-1948. Më pas studioi në shkollat ushtarake në Bashkimin Sovjetik. Kur mbaroi Akademinë Ushtarake shkoi me shërbim në Durrës. Që nga viti 1958 kreu detyra të ndryshme deri në Shef Shtabi Brigade.

Ndahet nga jeta në moshën 90-vjeçare, "Partizani i

Pas daljes në pension u rikthye në vendlindje në Korçë. Konstandin Ropi ka një arsenal dekoratash të marra për veprimtarinë e tij në luftë, si: medaljen e trimërisë, medaljen e flamurit, ndërsa në Moskë ka marrë nga ish-presidenti rus, Boris Jelcin dekoratën e luftëtarit kundër nazizmit./K.C/dritare.net