Ndahet nga jeta në moshë të re,mjèkjà shqiptare në Gjermani!
Dritare.net
Një mjèkè shqiptare e cilia jetonte dhe punonte në Gjermani ka humbur jetën në moshë të re. Lajmi është bërë i ditur nga shefja e Federatës së mjèkève në Evropë, Aurora Dollenberg.
“Dr. Eni Doko, një mjeke specialiste dhe njeri i mrekullueshëm është larguar nga jeta, duke i lënë familjes një humbje të pamasë dhe ne si koleg dhe miq të saj, duke na privuar nga privilegji që ta kishim pranë në vitet që vijnë. Dr Eni, me të qeshurën, bukurinë dritën tënde do të mbetesh përhera në zemrat tona”, shkruan Dollenbergu. Miq e të afërm të mjèkès shqiptare, shprehen se ajo ka humbur jetën në një àksìdènt të rèndè automobilistik.
Eni Doko mbaroi studimet në Universitetin e Mjèkèsisë Tiranë. Në vitin 2016, ajo nisi punë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, për t’u transferuar më pas në Gjermani.
“Me hidhërim të thellë ndajmë lajmin e largimit nga jeta të shoqes, mikes, koleges së dashur, mjèke shqiptare në Gjermani Eni Doko!
“Nje humbje e madhe te dashur miq , largohet nga kjo jete àksìdèntàlìsht t vajza e dajes, motra jone Eni Doko, shpirti jot u prehtë ne parajse engjelli jonë, ti do të rrosh përherë në zemrat tona, Lamtumirë”, shkruan një i afërm i të ndjerës./M.M-dritare.net