Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ndahet nga jeta Kryepeshkopi Anastas Janullatos!

Ndahet nga jeta Kryepeshkopi Anastas Janullatos!

Kryepeshkopi i Anastas Janullatos ka ndërruar jetë sot pas disa javësh shtrimi në spitalin “Evangelismos”, ku u dërgua me urgjencë nga Tirana.

Kryepeshkopi Anastas Janullatos u transferua më 3 Janar nga Tirana në spitalin “Evangelismos” në Athinë me një avion të Forcave Ajrore të Greqisë.

Kryepeshkopi 95-vjeçar, i cili kishte shfaqur simptoma të virusit, u shtrua fillimisht në një spital privat në kryeqytet më 30 Dhjetor.

Megjithatë, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua, gjë që solli vendimin për transferimin e tij në Greqi për të marrë kujdes të specializuar mjekësor.

Transporti ajror u krye me një avion C-27 të Forcave Ajrore, ndërsa në krah të Kryepeshkopit ndodheshin një mjek dhe dy anëtarë të ekipit të personelit mjekësor fluturues të EKAV-së.

Kryepeshkopi u shtrua në spitalin “Evangelismos”, ku pak ditë më vonë gjendja e tij u përkeqësua me shpejtësi dhe u intubua.

Megjithatë, shëndeti i tij ishte mjaft i rënduar dhe pas disa javësh shtrimi në spital Kryepeshkopin e Shqipërisë Anastas Janullatos u nda nga jeta./ E.P-dritare.net