
Baba Hekuran Nikollari, Dervishi i Teqesë së Baba Aliut në Alipostivan, është ndarë nga jeta ditën e sotme.
“Baba Hekuran Nikollari – Dritë që nuk do të shuhet kurrë
Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen e parakoheshme nga jeta të njeriut të shenjtëruar, Baba Hekuran Nikollari.
Homazhet do të mbahen në Teqenë e Baba Aliut, Alipostivan, Përmet, ndërsa përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet më 6 Shkurt, ora 12:00”, njofton Teqeja e Baba Aliut në Përmet./E.P-dritare.net

















