
Arben Shaka, aktori i njohur shqiptar, është ndarë nga jeta sot. Lajmi bëhet me dijë nga fëmijët e aktorit, që u nda nga jeta në moshën 70-vjecare. Arben Shaka e filloi karrierën artistike ne vitin 1966, ku interpretoi rolin e shoferit në pantomimën "Shoferi dhe Pasagjeri". Ne moshën 17-vjecare, në muajin Prill të vitit 1968 nis karrierën profesioniste në skenën e teatrit të Estradës së Tiranës, duke e filluar me këtë pantomimë.
Në Cirk, duke pasur pozicionin e kllounit aktor dhe bazament në elementet akrobatike, me një vokal të këndshëm, kishte krijuar një sukses të përhershëm. Filmi "Cirku në fshat" (1977), ku luante Arben Shaka në rolin e Agronit, ishte një sukses, por ka pasur shumë role të tjerë si në varietete televizive dhe në estradë me sukses të plotë.
Pas aktrimit, pasioni i Arbenit është piktura dhe më pas fotografia./L.F-dritar.net

















