Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Murrizi në Kuvend: Bari dhensh vijnë të emëruar me punë. Këta bëhen synet nga gjuha!

Murrizi në Kuvend: Bari dhensh vijnë të emëruar me

Deputeti i opozitës parlamentare, Myslim Murrizi ka folur ashpër sot në Kuvend. Në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit, Murrizi foli për vakísnat, Shqipërinë në BE dhe në fund për Spítalin e Fierit. Murrizi pyet qeverinë sesa kushton fatura e këtij spítali që po ndërtohet nga turqit.

“Si mund të hyjmë në Europë kur nga kjo mazhorancë. Ju duhet t’i thoni burgut hapu që keni shkruar një kontratë përulëse me Pfizer, për 500 mijë vaksína. Ta dinë shqiptarët që kontrata juaj me Pfizer mbaron në vitin 2022. Ju merrni kredi njëherë në dy seanca, do rregulloni ujësjellësin. Në emër të kujt i merrni këto kredi? Në emër të kujt? Të gjithë mendojnë fatin e keq, ah sikur ta kisha unë atë vaksínë. Parimorë të mëdhenj ju, nuk i doni vaksínat e rusëve. Ju po t’ju kontrollosh natën në shtëpi, ju gjen fotografinë e Stalinit. Ju dilni andej nga Rinasi dhe bëni si eskortë. Si mund të hyni në Europë? Ju detyrojnë ambasadorë të vendeve të ndryshme. E dëgjova me vëmendje zotin Gjoni, citoi një ambasador. I tha publikisht se sa bari dhensh vijnë të emëruar me punë. Unë shumë pak i ndjek se këta bëhen synet nga gjuha. Me kovíd kanë qenë me kohë. Kush ka mbajt përgjegjësi? Zero. Këta që vinin me opinga dhe brekë thesi nga Rrogozhina, dhe bëjnë ski në Zvicër. Ça i dinë këta evropianët? Se do i pranojnë këta se janë pajtuar. Shqiptarët në 25 prill duhet të japin votën e tyre dhe ta mendojnë mirë. Janë bërë si vemie. E dëgjove Ramën sot? Ne jemi të marrë vesh bashkë, do i bëjmë punët e mira bashkë. A nuk ishe me mua ti në takim kur ambasadori Bochardt na kërkoi të votonim? A e hapi më zërin e gojës? Punët e mira do t’i bëjmë edhe më mirë të gjithë bashkë më 25 prill. Po shqiptarët kush i ka lënë kaq kohë, kaq larg Europës. Shqiptarët më 25 prill duhet t’ju japin apsrat, përndryshe do të ikin edhe këta që janë këtu. Një fjalë e shenjtë thotë; Nga toka e keqe ikim se të lë kalamajtë pa bukë, por me njerëzit e këqij përballu. Shqiptarë të nderuar keni votën në dorë, përçmojini me votë ata që bredhin me çadra 4 vite. Eh se çdo të heqin pas 25 prillit. Ne nuk mund të hyjmë në Europë me sy mbyllur, me vdekjen nëpër këmbë dhe eurot që marrin këta. Dy fjalë për peshqeshin e të madhit të Turqisë. E shoh relacionin që është pa shifër. Edhe dhuratat kur çohen, jepet fatura. Sa kushton spitali i Fierit mo? Këtë do të votoni?! Kam respekt për shtetin turk, por na e thuaj që ta dimë se sa peshqesh na ka bërë. Sa?! Kjo është tallje dhe me këtë tallje besoj se çdo ditë i largohemi Europës.”, tha Murrizi./K.C/dritare.net