
Moti i keq në Greqi/ Rrugët kthehen në lumenj, makinat ngecin në baltë!
E Enjte 28 Shtator 2023, 11:11
Dritare.net
Greqia prej ditës së djeshme po përballet sërish me motin e keq si pasojë e shirave të dendur.
Mediat greke kanë ndarë pamjet nga zona në Volos, ku rrugët shihet se janë kthyer në lumenj dhe qarkullimi i automjeteve është jashtëzakonisht e vështirë.
Sakaq qytetarët janë njoftuar se ndalimi i qarkullimit mbetet në fuqi si pasojë e përmbytjeve, pasi automjetet e kanë të pamundur lëvizjen mes baltës./M.K-dritare.net

















