
Mot i kthjellët dhe vranësira. Si parashikohen temperaturat sot!
E Premte 24 Qershor 2022, 07:07
Dritare.net
Vendi do të ndikohet ditën e nesërme nga të njëjtat masa ajrore. Moti parashikohet të nisë i kthjellët me vranësira mesatare kryesisht në veri e verilindje. Në këto zona do të ketë dhe reshje shiu e shtrëngata lokale. Era do të fryjë nga juglindja e verilindja e lehtë e mesatare në bregdet e në male. Valëzim në dete të forcës 2 dhe 3 ballë.
Temperaturat parashikohen: në zona malore 17 deri 32°C, në zona e ulëta 19 deri 36°C në zona bregdetare 20 deri 34°C./Xh.Xh/dritare.net

















