Mos lëviz nga shtëpia pa parë parashikimin e motit!
E Shtunë 15 Nëntor 2025, 08:08
Dritare.net

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton sot se vendi ynë ditën e shtunë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët si dhe me vranësira kalimtare kryesisht të larta dhe transparente në pjesën më të madhe të territorit.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – verilindje me shpejtësi mesatare 4 m/s, e cila hera-herës pritet të fitoi shpejtësi deri në 7 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.