
Mos lejoni që Ganiu t’i kthehet emigracionit!
Dritare.net
Gani Hajzeri dhe bashkëshortja e tij Fazile të Agroserra, po mendojnë të rikthehen në emigrim. Këtë vendim të tij e bëri me dije Altini i Mrizit të Zanave në rrjetet e tij sociale, ku shkruan:
“Kërkoj ndihmën tuaj! Nuk duhet lejuar absolutisht që Ganiu ta ndërpresë punën.
Duhet të bëhen bashkë klientët, miqtë dhe institucionet në Kosovë ta suportojnë, ndryshe do jetë humbje e madhe për të gjithë ne.
Ai është një njohës fenomenal i biodiversitetit dhe na ka ndihmuar në konsulenca dhe furnizime farash spektakolare deri këtu ne Fishte. Ndaj ftoj bizneset dhe miqtë nga Kosova të shkojnë ta vizitojn mrekullinë që ka bërë Ganiu dhe kuptoni përse nuk duhet të dorëzohet dhe t’ia blini çdo lule qe ka aty”.
Agroserra është ndër kompania e specializuar në zhvillimin dhe kultivimin e luleve dhe sallatave, ndodhet në Mitrovicë dhe është ndër më të njohurat në Kosovë./L.F-dritare.net

















