Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mos bëni gabim të ndani më fjalëkalimin e Netflix. Kompania vendos rregulla të reja!

Mos bëni gabim të ndani më fjalëkalimin e Netflix. Kompania

Gjigandi i transmetimit Netflix nuk do të lejojë më që fjalëkalimi i një abonimi të ndahet më me të tjerë. kjo masë do të realizohet në tre mujorin e parë të këtij viti dhe vjen për shkak të fitimeve të ulëta të kompanisë.

Praktika e ndarjes së fjalëkalimeve me njerëzit jashtë familjes së abonentit do të bëhet më komplekse dhe ka të ngjarë të përfshijë një tarifë shtesë.

Por tashmë vetëm një shtëpi do të lejohet të shohë Netflix në një llogari të vetme, ndërsa për të ndarë fjalëkalimin duhet të aplikohet një tarifë shtesë mujore prej rreth 3 dollarësh.

Në vitin 2022, Netflix humbi 200,000 klientë vetëm në tremujorin e parë, dhe pranoi se pritej të humbiste dy milionë të tjerë në tremujorin e dytë. Kompania fajësoi rënien në një numër faktorësh, duke përfshirë rritjen e konkurrencës dhe luftën në Ukrainë./L.F-dritare.net