Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Monika Kryemadhi: Rrëmbimi i Ilir Metës u bë me urdhër të Yuri Kim, për inate personale!

Monika Kryemadhi: Rrëmbimi i Ilir Metës u bë me urdhër

Urdhrin për arrestimin e Ilir Metës, kryetarit të Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ia ka atribuuar ish-ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.

"Rrëmbimi i ilir Metës është bërë me urdhër të një gruaje që ka pasur inat personal me Ilir Metën, që sot është askushi, Yuri Kim.

I premtoi parajsën mbi tokë institucionit të drejtësisë. Nga ana tjetër edhe Edi Ramës i dha një mundësi për të treguar se hakmarrjen e tij personale e kryen në mënyrë perfektë nga institucioni i drejtësisë.

Mos harroni se ne nuk kemi kërkuar një institucion të burgosë 300-3000 veta, por drejtësi për shqiptarët", u shpreh zonja Kryemadhi./L.F-dritare.net