Rrëfehet Monika Kryemadhi: S'e kam thënë asnjëherë, unë jam me kancer në qafën e mitrës
Dritare.net
Ndërsa po fliste për mungesën e profesionistëve mjekësorë në Shqipëri, Monika Kryemadhi ka rrëfyer se është me kancer në qafën e mitrës. Kryetarja e LSI-së, tha se, gjendja e saj shëndetësore e detyron shpeshherë të shkojë për kurim jashtë, pasi thotë se, nuk ka infermierë të specializuar këtu: ”Nuk e kam thënë asnjëherë, po e them këtu sot. Unë jam një person i kategorizuar me kancerin në qafën e mitrës, që jam operuar. 1-2 herë në vit duhet të marr serum në gjak. E kam të vështirë të gjej infermier në Shqipëri, të më çpojë e gjejë venat pa 10 herë. Është vetëm një djalë, i cili e ka aftësinë për të gjetur. Nëse ky djali ikën Gjermani, unë do përfundoj 1-2 herë në vit do shpohem në damarët e qafës. Imagjinoni qytetarët e tjerë.”,- tha Kryemadhi./K.C/dritare.net