
Mjéku italian: Varianti anglez infékton më shumë, distanca 1 metër e gjysmë nuk mjafton!
Dritare.net
Varianti anglez është më ínfektues sesa vírusi origjinal dhe distanca ndërpersonale prej një metra e gjysmë mund të mos jetë e mjaftueshme. Kështu thotë Massimo Galli, shefi i Njësisë së Sémundjeve Infektíve të Spítalit Sacco, në Milano.
“Me një shpejtësi transmetimi më të madhe se 37 ose 40% do të thotë që vírusi shkon edhe më larg se një metër e gjysmë dhe ínfekton fëmijët dhe të rinjtë në mënyrë më efektive. Për fat të mirë, ai nuk vrét më shumë. Një përqendrim edhe më i ulët i pikave të famshme shkon disa centimetra më tej dhe ínfekton më shpejt për shkak të afinitetit më të madh të këtij varianti ndaj receptorëve të qelizave tona. Këto janë hipoteza që kanë një logjikë dhe që na trembin, mbi të gjitha sepse varianti anglez mund të bëhet dominues. Ndër të tjera, dyshohet se varianti B.1.1.7 mund të shkaktojë ínfeksione me një kohëzgjatje më të madhe, pra të qëndroni sémurë më shumë ditë.”,-shpjegoi specialisti i sémundjeve ínfektive./K.C/dritare.net

















