
Mjeku popullor: Koalicioni VV-LDK është prishur nga magjia!
Dritare.net
Mjeku popullor Hysni Peqani, i njohur gjerësisht si Bordushi, ka thënë në "T7" në Kosovë, se koalicioni mes Vetëvendosjes dhe LDK është prishur për shkak të magjisë.
“Isa Mustafa ka qenë i tre anshëm. E do VV, nuk e nënçmon por e do dhe kështu u përzien tek ky herë andej e herë këndej e dërgonin magjitë.’’-ka thënë ai.
‘’Problemi më i madh në Kosovë është zilja dhe inati. Kur është çështja tek populli duhet gjithçka me ngrënë dhe me ec përpara. Por Isa sa andej sa këndej. Ky ka magji të fortë, ka mësysh’’, -thotë ai.
‘’Agim Veliu ka shkel në magji dhe u egërsua. Magjia i ka fajet. Ajo mund të sjellë deri në shkatërrim dhe në gjendje të rëndë. Aty i erdhi inati. Para zyrave i kanë magjistarët nga jashte dhe ata i gjuajnë dhe u rrinë gati. Ashtu si gazetarët që rrinë para zyrave’’, -shtoi mjeku popullor./ I.M-Dritare.net

















