
Mjeku italian tregon se kur koronavirusi pritet të largohet nga Shqipëria
Dritare.net
Drejtori i Departamentit të Specialiteteve të Lartë në spitalin “H.Sacco” të Milanos, Maurizio Viecca, tha për emisionin “Opinion” se në Europë do të duhen të paktën 2 muaj, që epidemia të kalojë, ndërsa në Shqipëri tha se fundi i prillit do të sjellë rënie të koronavirusit.
“Epidemia ka arritur thuajse në kulmin e saj në pjesën e veriut të Italisë, ndërsa në qendrën e jugut do jetë në kulmin e saj në një fazë prej disa ditësh. Tashmë në veri duhet te fillojë pjesa e rënies, por shenja të mëdha ende nuk jemi duke parë.
Por ka disa shenja pozitive, meqë aty ka 15 ditë që janë marrë masa të forta. Edhe periudha e inkubimit është po aq. Në Itali nuk u morën masat që u morën në Shqipëri. Aty kur u kuptua problemi u vendos pa asnjë dyshim se çfarë duhej bërë, duke u kthyer ne nje model per te gjithe boten.
Por ne Itali, ne Angli ne France, Spanje dhe Amerike nuk u be si ne Shqiperi prandaj edhe paten probleme. Nuk e kuptoj se çfarë presin? Por ajo që ka ndodhur, ka ndodhur. Ne Europë kulmin e saj epidemia do dojë së paku dy muaj që të kalojë, ndërsa në Shqiperi besoj se deri në fund te prillit. Përpara fundit te prillit apo fillimit të majit nuk mund te ktheheni si më parë.
Duhet të tregoni shumë kujdes. Sidomos duhet të bëni kujdes me njerëzit që duan të vijnë në Shqipëri. Po aq nga italianët të cilët vijnë në Shqipëri në një numër të madh”, u shpreh ai.
/E.B-dritare.net

















