Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mjeku infeksionist: Nuk ka shpëtim nga mikrobet!

Mjeku infeksionist: Nuk ka shpëtim nga mikrobet!

Dritarja e Doktorit në Dritare TV këtë javë ishte te mjeku infeksionist Genti Stroni. Nga rreziku i ushqimeve me ngarkesë bakteriale mjeku tha se nuk ka mënyrë për t’i shpëtuar, pasi mikrobet gjenden në të gjitha ushqimet e përditshme.

“Me konsumin e përditshëm ne gjithmonë jemi në rrezik nga bakteret që mund të mbajnë ushqimet. Këtu është dhe kujdesi që duhet të tregojnë njerëzit kundrejt çdo ushqimi që konsumojnë.

Sallata ose lakra që konsumohen të papërpunuara bartin mikroorganizma edhe pse ato mund të jenë larë më parë. Kjo është edhe një arsye se pse periudha e verës sjell më tepër probleme me traktin tretës, diarrenë. Kjo vjen nga një mikrob i vendosur në trup që kthehet në një infeksion.”,tha mjeku./M.T/dritare.net