
Mjeku i njohur mesazh qytetarëve: Sakrifica që ju kërkohet është vendosja e maskës!
E Diel 5 Korrik 2020, 22:10
Dritare.net
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në Facebook, ka ndarë mesazhin e mjekut të njohur, Perlat Kapisyzi.
Profesor Kapisyzi u kërkon të gjithë qytetarëve të bëjnë një sakrificë, që është vendosja e maskës, si një nga masat kryesore për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
“Sakrifica që ju kërkohet sot është vendosja e maskës. Do të doja me gjithë zemër që çdo qytetar ta bënte këtë “sakrificë” e të gëzonim për jetë të shpëtuara, numër rastesh të pakësuara, momente, ditë e javë të lehta dhe të na rikthehej buzëqeshja dhe optimizmi për të nesërmen”, thotë në mesazhin e tij mjeku./E.B-dritare.net

















