
Mjeku Alimehmeti: Ja kush duhet ta marrë patjetër dozën e tretë të vaksinës!
E Premte 22 Tetor 2021, 17:05
Dritare.net
Sot Komiteti Teknik i Ekspertëve i hapi rrugën aplikimit të dozës së tretë të vaksinës anti-Covid dhe vaksinimit të fëmijëve. I ftuar në emisionin Java në Dritare TV mjeku Ilir Alimehmeti, tha se doza e tretë e vaksinës është e nevojshme për disa grupe personash.
"Doza e tretë e vaksinës është e nevojshme për moshën 60 vjeç e lart, që nuk e ka kaluar virusin. Sidomos ata që kanë bërë vaksinën kineze dhe nuk e kanë kaluar virusin, duhet ta bëjë patjetër. Gjithashtu kush ka sëmundje të rënda. Për këto fasha njerëzish është e nevojshme. Për të rinjtë nuk është e nevojshme, të paktën tani për tani”, u shpreh mjeku Alimehmeti në Dritare TV./L.F-dritare.net

















