Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mjekja kardiologe: Kujdes! Nëse keni këto sëmundje, rrezikoheni nga infarkti!

Mjekja kardiologe: Kujdes! Nëse keni këto sëmundje, rrezikoheni

Mjekja kardiologë Ëngjëllushe Hasani, thotë se infarkti apo sëmundjet e zemrës nuk vijnë për pacientin si rrufe në qiell të hapur. Në një intervistë për Dritare TV doktoresha thotë se më shumë kujdes nga sëmundjet e zemrës duhet të kenë pacientët që vuajnë nga hipertensioni dhe yndyrat e larta.

“Që të ndodhë infarkti ka disa faktorë që shfaqen më herët. Një prej tyre është hipertensioni. Që është shumë e thjeshtë të verifikohet me një matje. Shumë kujdes duhet të keni dhe yndyrtat e larta ose yndyrat e këqija siç njihen në gjuhë popullore.

80% e sëmundjeve të zemrës mund të parandalohen. Ndaj është shumë e rëndësishme që të ndiqesh rregullisht te mjeku. Nëse vizitohesh, ushqehesh mirë, bën aktivitet fizik dhe redukton stresin, ke bërë maksimumin për të ndaluar infarktin. Të paktën çdo kush të bëjë pjesën e tij”, u shpreh mjekja kardiologë Ëngjëllushe Hasani./L.F-dritare.net