
Pipero dhe Kalo mesazh shqiptarëve: Merrni dozat, vaksina më e mirë është ajo që të ofrohet më parë
Dritare.net
Mjekët Pëllumb Pipero dhe Tritan Kalo folën sot në lidhje me situatën me Covid-19 në vend. Mjekët u bëjnë thirrje shqiptarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të respektojnë masat për të parandaluar përhapjen e Covid-19. Pipero ftoi qytetarët që të bëjnë vaksinën, pasi sipas tij vaksina më e mirë është ajo që të ofrohet më parë.
“Situata është e qetë, por kjo qetësi nuk duhet të bëjë të mendojmë se duhet ulur vigjilenca. Duhet të zbatojmë masat dhe doemos të vazhdojmë vaksinimin. Është e vetmja mënyrë dhe i vetmi mjet dhe e vetmja zgjidhje. Do i ftoja qytetarët të vaksinohen sapo t’u jepet mundësia. Të gjitha vaksinat që kemi janë shumë të mira. Vaksina më e mirë është ajo që të ofrohet më parë.”,- tha Pipero.
“Është kënaqësi të kemi drejtuesi e shtetit pranë që kujdesen për ne. Por kujdesi më i madh është kujdesi ndaj vetes. Ky kujdes duhet përçuar nga personi më i thjeshtë dhe në mënyrë vertikale. Njerëzit nuk duhet të harrojnë që kujdesin më të madh duhet ta kenë drejt vetes.”,-u shpreh Tritan Kalo./K.C/dritare.net

















