Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mjegull dhe shi/ Ja moti për sot!

Mjegull dhe shi/ Ja moti për sot!

Vendi ditën e sotme do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira deri të dendura e kthjellime. Reshjet e shiut do të përfshijnë pasdite pjesën bregdetare me intensitet të ulët. Mjegulla, parashikohet sërish e dendur në lugina gjatë mëngjesit. Era do të fryjë nga kuadrati i jugut mesatare, ndërsa në bregdet do të vijë në forcim pasdite e kryesisht në mbrëmje e vrullshme deri në formën e stuhisë në bregdetin jugperëndimor. Për pasojë, do të ketë shtim të dallgëzimit në dete të forcës 4 deri 6 ballë, kryesisht në Jon.

Temperaturat parashikohen: në zona malore 3 deri 12°C

në zona e ulëta 8 deri 20°C

në zona bregdetare 9 deri 20°C./l.F-dritare.net