Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mitet dhe e vërteta. Sa zgjat seksi!

Mitet dhe e vërteta. Sa zgjat seksi!

Le të ngrejë dorën ai që të paktën një herë në jetë, nuk e ka bërë pyetjen fatale në lidhje me performancën.

Një marrëdhënie seksuale mund të jetë shumë intensive, pa marrë parasysh sa e vështirë, por dyshimi mbetet tek ato që kanë frikë të arrijnë tek fatalja. Pra ne ballafaqohemi me këtë argument delikat, akti seksual ka zgjatur mjaftueshëm, apo jo?

Qershia mbi tortë.

Një orgazëm, sigurisht e arritur tek të dy. Për më tepër, si të mos të ndihemi pak të frustuar para realitetit tonë “banal”? Por ndërkohë, nuk duhet të jemi, nuk kemi asnjë arsye thotë shkenca. Në fakt, disa studime për këtë temë kanë treguar se kohëzgjatja mesatare e një marrëdhënieje intime është një çështje e disa minutave. Dhe ne që e kishim ndarë mendjen për të fituar dhe pastaj trishtohemi që nuk e arrijmë dot bastin. Për të garantuar orë dhe orë pasioni, ndoshta është më mirë të përqendrohemi tek parapërgatitoret.

Kush e fillon.

Përgjithësimi, ju e dini, mund të jetë mashtrues dhe madje edhe më mirë të mos përfshiheni në stereotipat e parapaketuara. Nëse është e vërtetë që zakonisht seksi “për t’u ndezur” ka nevojë për pak më shumë vëmendje, pra disa zonja nuk duan që të hynë drejt e në temë; po ashtu nuk janë të pakta eksponentët e seksit të fortë, të cilët e lënë veten të shkojnë me qetësi tek pika kulminante dhe preferojnë përkëdheljet para aktit. Nëse shtojmë se nga sondazhet e fundit duket se si burrat ashtu edhe gratë kanë dëshirë t’i kushtojnë më shumë kohë preliminarit, atëherë hedhim poshtë çdo dyshim. Sasi apo cilësi?: Kjo është me të vërtetë një dilemë. Thuhet se zotërinjve do t’u pëlqente të kishin më shumë kohë midis fillimit dhe fundit të një marrëdhënieje intime (e kuptuar si penetrim), ajo që mbetet ende e paqartë është nëse kjo bëhet për krenari personale apo për dëshirën për të kënaqur më mirë partnerët.

Nga agimi në muzg.

Seksologët duket se pajtohen, "nuk duket e vërtetë që çiftet e pjekur kanë marrëdhënie më të gjata, pothuajse pa fund. Në të vërtetë, e kundërta ndodh për fat të keq: duke u plakur, tenton të zgjasë më pak. Kjo nuk do të thotë, megjithatë, se marrëdhënia është më pak e kënaqshme, sepse kohëzgjatja e seksit nuk është në proporcion me kënaqësinë. Mirëqenia seksuale varet nga shumë faktorë, si p.sh. bashkëpjesëmarrja e çiftit, njohja e trupave të vetë rolin e njëri-tjetrit, rritja e marrëdhënieve dhe e fundit por jo më pak e rëndësishme, aftësia për të dialoguar."Në fund, ajo që ka rëndësi është të jesh dhe të duash, përballë të gjithë kohës së botës./dritare.net