Miratohet bonusi i pranverës, ja sa do të përfitojnë pensionistët!
E Enjte 9 Janar 2025, 13:01
Dritare.net
Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë ministri Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja tha se qeveria miratoi sot bonusin e pranverës.
Ministri tha se pensionistët që marrin pension më të ulët se 20 mijë lekë do të marrin bonus 10 mijë lekë, ndërsa ata që marrin pension mbi 20 mijë lekë do të përfitojnë bonus 5 mijë lekë.
"Miratuam bunusin e pranverës për pensionistët e Shqipërisë. Ky bonus do shpërndahet 10 mijë lekë për ata që marrin pension më të ulët se 20 mijë lekë në muaj dhe 5 mijë lekë do marrin pensionistët që marrin mbi 20 mijë lek pension në muaj."
Kryeministri Rama lajmëroi në nëntor të vitit të kaluar një bonus të dytë, pas atij të fundvitit./L.F-dritare/net