Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Çdo pëllëmbë Shqipërie që mbart turizëm, ta tregon ministrja Kumbaro!

Çdo pëllëmbë Shqipërie që mbart turizëm, ta

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro që në ditët e para të marrjes së detyrës së saj, i bëri të qarta objektivat se nga duhet të niste puna me mjedisin e turizmin, duke shkelur çdo zonë të terrenit, ku ka mjedis, ku ka gjelbërim e ku duhet të shkojë turizmi.

Sot në Tiranë ka qenë në vizitën e tij ministri grek i Mjedisit dhe Energjisë, për të folur rreth politikave të fundit të pasurive natyrore dhe zonave të mbrojtura.

Çdo pëllëmbë Shqipërie që mbart turizëm, ta

Por, jashtë kësaj vizite zyrtare ministri grek ka vizituar ambientet e Kalasë së Tiranës së bashku me ministren Kumbaro, e cila duket se nuk heziton të tregojë çdo pëllëmbë Shqipërie që mbart histori, turizëm e vlera.

Ditët e fundit Shqipërinë e kanë vizituar ministrat e Turizmit të Kosovës, Maqedonisë e Serbisë, ku duket se po bëhet gati çdo gjë sa i përket menaxhimit të mbetjeve dhe bashkëpunimeve konkrete, në promovimin e potencialeve turistike./M.T/dritare.net