Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ministrja e Drejtësisë kërkesë Kuvendit për ndryshimin e nenit 149 të Kodit Zgjedhor: Pengon ngritjen e Gjykatës së Lartë

Ministrja e Drejtësisë kërkesë Kuvendit për ndryshimin

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, i ka dërguar një kërkesë Kuvendit për ndryshimin e nenit 149 të Kodit Zgjedhor. Sipas ministres Gjonaj me parashikimin e kufizimeve të gjyqtarëve të kolegjit zgjedhor pengohet procesi për ngritjen e Gjykatës së Lartë.

"Sipas nenit 149, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar së fundmi me ligjin nr. 101/2020, parashikohet se gjyqtari i Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor nuk mund t’i nënshtrohet hetimit apo procedimit disiplinor si dhe të lëvizet nga detyra në mënyrë të përkohshme apo të përhershme për tre arsye që lidhen me:

A) shkaqe disiplinore;

B) organizimi gjyqësor, apo

C) ngritje në detyrë.

Përpos argumenteve mbi antikushtetutshmërinë e tyre, këto dispozita paraqesin një pengesë të qenësishme në drejtim të realizimit të një prej objektivave madhore të Reformës në Drejtësi, si dhe objektiv ekzigjent, lidhur me plotësimin e Gjykatës së Lartë por edhe si një prioritet në perspektivën e integrimit evropian të Shqipërisë".

Ministria e Drejtësisë kërkon ndryshimin e Kodit Zgjedhor te pikat e Kolegjit Zgjedhor për të mos kufizuar anëtarët e kolegjit për t'u promovuar apo lëvizur në rastet e organizimit të gjykatave./L.F-dritare.net