Ministrja Denaj: 50 % grant për fermerët, aplikimet nisin nga 1 tetori
Dritare.net
Ministja e Bujqësisë Anila Denaj njoftoi sot për miratimin e Skemës së Re Kombëtare për fermerët, e cila do të nisë në 1 tetor. Aplikuesit mund të përfitojnë brenda vitit. Ministrja bëri të ditur se vetëm për këtë vit në funksion të kësaj skeme janë dhënë 500 milionë lekë nga buxheti, sipas ndryshimeve të fundit të aktit normativ.
Denaj theksoi se prioritet është investimi në zgjerimin e hektarëve në sera, mbarështimin e kafshëve nga blegtorët dhe rritja e peshkimit në 30 mijë tonë brenda 2030 nga 9600 ton që është aktualisht.
“Sapo kemi miratuar në Këshillin e Ministrave “Skemën Kombëtare të Investimeve në Ferma” një instrument për të rritur, fuqizuar dhe modernizuar aktivitetin bujqësor të fermerëve, blegtorëve dhe mbi të gjitha sektorin e peshkimit nëpërmjekt Akua-kulturës.Si Ministre e Bujqësisë duhet të ketë rëndësi promovimi i kësaj skeme në ditën në vijim.
Cilët do të jenë përfituesit kryesor të përfimit 50 % grant? Investimet në sera të cilat sot kanë rritur sipërfaqe në hektar deri në mbi dy mijë hektarë në vit nga një mijë hektar që ishte pesë viteve. Shumë i rëndësishëm është sektori i blegtorisë ku gjatë këtij viti ka pasur një vëmendje të shtuar ku do të rrisim investimin e mbarshtimit të kafshëve. Dhe masa e përfitimit në raport me një investim shumë të rëndësishëm për të zgjidhur dëmin e breshërit që ka sjellë jo pak dëme. Kështu do të kemi një investim për rrjetat anti-breshër. Ndërsa për Akukulturën synimi i kësaj qeverie nëpërmjet këtij investimi që morëm vendimin sot është që brenda 2030 ne të kemi 30 mijë ton peshk për tregjet ndërkombëtare ndërkohë që sot është 9600", tha Denaj./L.F-dritare.net