
Ministria e Shëndetësisë: Përdoni maskën kudo në ambiente të mbyllura!
E Premte 3 Korrik 2020, 11:11
Dritare.net
Ministria e Shëndetësisë pasi bëri të ditur se sot janë shënuar 90 raste të reja me koronavirus dhe 3 vdekje të tjera, u ka bërë apel qytetarëve të respektojnë rregullat dhe të përdorin maskë në ambiente të mbyllura.
"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet me një thirrje ndërgjegjes individuale të secilit prej jush: Tregoni kujdes me respektimin e rregullave sepse shkujdesja e vërejtur favorizon përhapjen e virusit, i cili po prek çdo moshë, pa dallim.
Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën", thuhet në njoftimin e Ministrisë./E.B-dritare.net

















