Ministria e Jashtme kërkon shpjegime nga ambasadori serb: Vulin na provokoi!
Dritare.net
Ministria e Jashtme ka thërritur ambasadorin e Serbisë Slobodan Vukčević për të dhënë shpjegime lidhur me deklaratë e Vulin, për takimin e kryeministrit me shqiptarët në Athinë.
“Shqipëria e madhe mund të ndalet vetëm nga serbët dhe bota serbe. Herën tjetër që qeveria e Greqisë të mendojë për njohjen e të ashtuquajturës Kosovë, le të kujtojë se si duket pritja e Edi Ramës në mes të Athinës. Atë që Rama nuk mundi ta përjetonte në Tiranë, e përjetoi në Athinë”, shprehej Vulin.
Në një reagim zyrtar, Ministria e Jashtme thekson se deklarata e zyrtarit serb nuk i shërben paqes dhe stabilitetit në vendet e Ballkanit.
“Deklarata provokuese e zyrtarit serb është në kundërshtim me frymën e marrëdhënieve të bashkëpunimit dhe nuk i shërben paqes dhe stabilitetit në vendet e Ballkanit. Shqipëria është faktor i rëndësishëm që punon dhe kontribuon për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë dhe kjo është në thelb të bashkëpunimit edhe me Serbinë.
MEPJ pret reflektim të menjëhershëm, në mënyrë që deklarata të tilla të dëmshme, të përsëritura të mos ndikojnë në marrëdhëniet tona, të cilat duhet të jenë të orientuara drejt fqinjësisë së mirë dhe integrimit evropian, thuhet në deklaratën e ministrisë së Jashtme”, thuhet në deklaratë./M.K-dritare.net