Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ministri Peleshi pas mbledhjes së Mbrojtjes Civile: Kontrollorët e Rinasit do të zëvendësohen me shqiptarë dhe të huaj

Ministri Peleshi pas mbledhjes së Mbrojtjes Civile: Kontrollorët e

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha sot në një intervistë “7pa5” se ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku është autorizuar nga qeveria për të zëvendësuar kontrollorët e Rinasit. Peleshi u shpreh se pas mbledhjes së Komitetit të Mbrojtjes Civile ka marrë një vendim me tre pika ku përfshihet dhe zëvendësimi i kontrollorëve.

“Dua të bëj me dije për herë të parë në media diçka. Ministri i Mbrojtjes është edhe drejtues i Komitetit të Mbrojtjes Civile dhe kam thirrur në orët e vona një takim të Komitetit të Mbrojtjes Civile. Ky Komitet i përbërë nga disa ministra, ka marrë një vendim me tre pika. Pika e parë ngarkon ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë për marrjen e masave të nevojshme për të bërë të mundur rikthimin e punës, qoftë edhe duke zëvendësuar e kontrollorët, qoftë me të huaj, qoftë me vendas; të përcaktojë kriteret e licencimit për të rinisur fluturimet sa më parë dhe të bëhet çfarë është e nevojshme për rifillimin gradual të punës. Nuk mund të rrimë në vend, nuk mund të ngelemi peng i lojës politike, do të kryej deri në fund detyrën time si ministër, nisur nga rezultati i këtij Komiteti, ministrja Balluku ngarkohet për të bërë gjithçka për të rifilluar punën. Njerëzit kanë shumë pikëpyetje kur do të vijnë, kur do të ikin, priten vaksinat, e kemi vlerësuar si një kërcënim për Mbrojtjen Civile dhe kemi marrë këtë vendim.”,- tha ministri Peleshi./K.C/dritare.net