
Ministri Majko: Ndërrova shtëpi sepse ma kërkoi një agjenci e huaj!
Dritare.net
Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, ka reaguar pas publikimit te deklaratës se tij te pasurisë, ku thuhet se Majko ka shitur një shtëpi 20.000 euro, dhe ka blerë një tjetër 232 mije euro.
Duke mohaur këto shifra, Majko thotë se vlera e shtëpisë së shitur, është e njëjtë me atë të shtëpisë së blerë.
Majko shton më tej, se ai ka ndërruar shtëpi për shkak të sigurisë së familjes së tij, dhe këtë gjë ia kishte kërkuar një agjenci e huaj.
“Sipas artikullit kisha shitur një shtëpi për 20 mijë euro(!) dhe kisha blerë një tjetër 232 mijë euro… Duket qartë që ka pasur mungesë të verifikimit të dokumentave ligjore. Qartazi, vlera e shtëpisë së shitur në qendër ka mbuluar vlerën e shtëpisë së blerë përtej unazës së madhe të kryeqytetit. Shtëpinë ku banoja më parë nuk kam pasur ndërmend ta shes.
Ndryshimi i banesës ndodhi thuajse para një viti. Arsyeja e vetme për ta ndryshuar shtëpinë nuk është “biznesi” por ishte siguria e familjes pas kërkesës nga agjenci mike. Kjo e fundit është një fakt i cili është publikuar”- thotë Majko./ I.M-Dritare.net

















