Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ministri kërcënon Netanyahu-n: Nëse nuk ka një plan për qeverisjen e Gazës, ne dorëhiqemi!

Ministri kërcënon Netanyahu-n: Nëse nuk ka një plan për

Ministri izraelit i kabinetit të luftës, Benny Gantz, ka kërcënuar se do të japë dorëheqjen nëse kryeministri Benjamin Netanyahu nuk përcakton një plan të pasluftës për Rripin e Gazës.

Z. Gantz vendosi 8 qershorin si një afat për një plan për të arritur gjashtë "qëllime strategjike", duke përfshirë fundin e sundimit të Hamasit në Gaza dhe krijimin e një administrate civile shumëkombëshe për territorin.

“Nëse e vendosni kombëtaren mbi atë personale, tek ne do të gjeni partnerë në luftë.”, tha ai. "Por nëse zgjidhni rrugën e fanatikëve dhe e çoni të gjithë kombin në humnerë, ne do të detyrohemi të largohemi nga qeveria."

Përçarja vjen ndërsa luftimet janë ndezur në të dy skajet e Rripit të Gazës, me forcat izraelite që operojnë në qytetin jugor të Rafah dhe qytetin verior të Jabalia, një nga kampet historike të refugjatëve të Gazës dhe një zonë që ushtria izraelite tha më parë se e kishte pastruar nga luftëtarët e Hamasit.

Gantz foli disa ditë pasi një tjetër anëtar i kabinetit të luftës, ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant, i kërkoi Netanyahut të deklaronte publikisht se Izraeli nuk kishte plane për të marrë përsipër sundimin civil dhe ushtarak në Gaza.

Z. Gallant tha se ai e kishte ngritur këtë çështje në mënyrë të përsëritur për muaj të tërë, por nuk kishte marrë asnjë përgjigje. Ai dhe Gantz thonë se mbajtja e kontrollit ushtarak në Gaza do të rriste rreziqet e sigurisë së Izraelit, ndërsa të tjerët, duke përfshirë anëtarët e ekstremit të djathtë të koalicionit qeverisës të Netanyahut, besojnë se kontrolli i vazhdueshëm është i nevojshëm për të mposhtur Hamasin./K.C/dritare.net