Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ministri grek vjen në Shqipëri, takon Belerin në burg!

Ministri grek vjen në Shqipëri, takon Belerin në burg!

Ministri i Shtetit të Greqisë, Stavros Papastavrou ka mbërritur këtë të martë në vendin tonë, bën me dije Protothema.

Mësohet se ministri grek do të takohet me kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri i cili ndodhet në burg.
Takimi do të zhvillohet në mesditë në burgun e Durrësit, pasi Beleri u arrestua 6 muaj më parë.

Vizita bëhet ne funksionin të gjyqit që do të bëhet nesër, për të shprehur edhe njëherë mbështetjen ndaj tij. Kujtojmë se Beleri u arrestua më 12 maj me urdhër të SPAK, pasi akuzohet për blerje votash gjatë zgjedhjeve të këtij viti për kryebashkiakë./M.K-dritare.net