
Ministri grek takohet me Fredi Belerin në burgun e Durrësit!
E Martë 21 Nëntor 2023, 16:04
Dritare.net
Ministri i Shtetit të Greqisë, Stavros Papastavrou ka mbërritur këtë të martë në vendin tonë dhe është takuar me kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri i cili ndodhet në burg.
Takimi është zhvilluar në burgun e Durrësit, pasi Beleri u arrestua 6 muaj më parë.
Vizita bëhet në funksionin të gjyqit që do të bëhet nesër, për të shprehur edhe njëherë mbështetjen ndaj tij. Kujtojmë se Beleri u arrestua më 12 maj me urdhër të SPAK, pasi akuzohet për blerje votash gjatë zgjedhjeve të këtij viti për kryebashkiakë./dritare.net

















